Foto: Ilustrim

Tre të Vdekur në një Aksident Afër Kaçanikut

Tre persona kanë vdekur në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Rakaj të Kaçanikut kur janë ndeshur një kamion me një makinë.

Lajmin për aksidentin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi.

“Dy automjete kanë marrë pjesë [në aksident], një automjet i udhëtarëve dhe një automjet transportues. Tre persona të cilët kanë qenë në automjetin e udhëtarëvë mjeku ka konstatuar se kanë ndërruar jetë. Vozitësi i kamionit është dërgu në spital me lëndime”, tha Gashi për KALLXO.com.

Aksidenti sipas Gashit ndodhi në orën 13 e 22 minuta të ditës së sotme.

Sot Ministria e Infrastrukturës duke treguar se në disa rrugë nacionale dhe rajonale të vendit ka rrëshqitje të vogla gurësh, apeloi për vozitje të kujdesshme dhe respektim të rregullave të komunikacionit.

KALLXO.com shkroi edhe për një aksident tjetër që ndodhi në Magjistralen Ferizaj-Prishtinë të premten, kur u lëndua një person.

http://kallxo.com/nje-lenduar-ne-aksidentin-ne-ferizaj/

Që nga hyrja në fuqi e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor në shtator 2016, në Komunën e Prishtinës numri i aksidenteve ka rënë për 11 për qind.

http://kallxo.com/ligjin-e-ri-11-per-qind-pak-aksidente/