Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Tre të Arrestuar për Vrasje në Tentativë në Mitrovicë

Policia e Mitrovicës ka arrestuar tre të dyshuar për një rast që po trajtohet si “vrasje në tentativë“, i cili ka ndodhur dje pasdite.

Sipas Policisë, pas një zënke është plagosur, dyshohet me armë zjarri, R.Xh., 27-vjeçar nga Mitrovica.

Pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, viktima është dërguar në QKUK.

“Në vendin e ngjarjes janë arrestuar tre persona të  dyshuar S.D. 26 vjeçar, A.D. 30 vjeçar dhe A.D. 25 vjeçar, ndërsa në cilësi të provave materiale është konfiskuar një pushkë automatike si dhe 32 gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas procedurave intervistuese tre të  dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit të rastit janë  duke zhvilluar hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.