FOTO ILUSTRIM

Tre të Arrestuar për Vjedhje në Ferizaj

Policia bën me dije se ka arrestuar tre persona në Ferizaj nën dyshimin për vjedhje të rëndë.

Vjedhja kishte ndodhur në Rrugën “Ramadan Rexhepi” të Ferizajt, kur të arrestuarit dyshohet se kanë hyrë me forcë në një kafiteri duke vjedhur prej aty 50 euro, një ipad dhe një telefon të tipit “Nokia”.

Të arrestuar janë 19 vjeçari me inicialet L. V. dhe dy të miturit L. L. 16 vjeç dhe L. S., 17 vjeç.

Policia njofton se të dyshuarit për vjedhje të rëndë pas intervistimit e kanë pranuar këtë vepër penale.

19 vjeçarit të arrestuar i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh, ndërsa dy të miturit janë ndaluar për 24 orë.

KALLXO.com ka shkruar edhe për vjedhje tjera.