Foto: Ilustrim

Tre të Arrestuar për Rrahje në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar nga policia nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje mes vete.

Sipas raportit ditor të policisë, gjatë ditës së djeshme në rrugën “1 Tetori”, në Prishtinë, tre persona të dyshuar janë arrestuar pasi janë rrahur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor nga lëndimet e marra.

Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.