FOTO ILUSTRIM: Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Tre të Arrestuar për Lëndim Trupor

Arrestimi u bë nga Policia Rajonale e Mitrovicës, ndërsa i lënduari u dërgua për trajtim mjekësor po në Mitrovicë.

Sipas komunikatës së policisë, rrahja në Mikushnicë ndodhi dje në orën 16:00

“Ngjarja fillimisht ishte raportuar si rrahje në mes të disa personave. Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se si pasojë e rrahjes lëndime kishte pësuar viktima H. Dh. 45 vjeçar, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë për tretman mjekësor,” shpjegoi policia.

Më tutje në komunikatë bëhet e ditur se policia identifikoi tre persona të dyshuar për këtë rrahje. Rrahja sipas policisë ndodhi gjatë një zënke të çastit mes të dyshuarve dhe viktimës.

Pas arrestimit, njëri nga të dyshuarit u lirua, ndërsa dy të tjerëve iu caktua masa 48 orëshe e ndalimit.

Policia regjistroi dhe po e heton rastin e rrahjes si lëndim trupor.