Foto-ilustrim

Tre Policë Lëndohen në Aksident Trafiku

Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Gjilan.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, aksidenti mes një veture civile dhe veturës së Policisë ka ndodhur dje rreth orës 9:10 në Gjilan.

Zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

KALLXO.com raportoi dje për një aksident trafiku.

Në pamjet e dërguara nga një qytetar shihej si vetura e Policisë ishte përplasur në një shtyllë ndriçimi.