Vendi i ngjarjes së vrasjes së trefishtë në Gjakovë | Foto: KALLXO.com

Tre Persona të Vrarë në Gjakovë

Lajmin për vdekjen e trefishtë e konfirmoi për KALLXO.com zyrtarja për informim e Policisë në Gjakovë Lirie Podrimaj.

Podrimaj tha se të shtënat që shkaktuan tri vdekjet ndodhën pasdite.

“Në orën 16:30 Stacioni Policor në Gjakovë ka marrë informatë se ka gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Ismail Qemaili”. Patrullat menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Me të ardhur në atë lokacion kanë hasur në 3 viktima që sipas personelit mjekësor të tre personat kanë ndrru jetë,” Deklaroi Podrimaj.

Podrimaj tregoi edhe moshën e të vrarëve.

“Tre personat janë të gjinisë mashkullore dhe janë të moshës përafërsisht 25 deri në 35 vjeçarë, motivi i rastit nuk dihet, personat e dyshuar janë në arrati, policia janë vënë në kërkim të tyre,” tha Podrimaj.

vgrasja2 vrasja1 vrasja3 vrasja4