Foto: Ilustrim

Tre Këmbësorë Lëndohen në Tre Aksidente

Sipas raportit 24 orësh të policisë në Skenderaj një motoçiklist derisa po voziste mjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, ndërsa të dy janë lënduar dhe u është dhënë ndihma mjekësore.

Aksident ku ka pësuar lëndime një këmbësor ka ndodhur dje edhe në Vushtrri por në këtë rast këmbësori është goditur nga një makinë, për t’u dërguar pastaj në QKUK për trajtim mjekësor.

Një këmbësore është goditur nga makina edhe në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë. Edhe ajo sipas policisë është dërguar për trajtim në QKUK.