Trashëgimia te Vajzat, Nuk Shkakton Probleme Familjare

Arsyet se pse gratë heqin dorë nga trashëgimia sipas profesorit universitar Abdullah Aliu, janë të shumta, por sipas tij ndër më kryesoret lidhen me ruajtjen e lidhjes së vajzës me familjen e saj, me prindërit, apo vëllezërit.

Sipas profesor Aliut gratë heqin dorë nga trashëgimia, pasi që mentaliteti që është krijuar në shoqërinë tonë është i tillë që në momentin kur gruaja, apo vajza  kërkon hisen e saj në trashëgimi, kjo ka nënkuptuar edhe shkëputjen e lidhjeve të saj me familjen.

Por Kushtrim Kaloshi nga ATRC thotë se ka raste kur trashëgimia është bartur në mënyrë të barabartë te djali dhe vajza dhe “kjo është kuptuar mirë edhe nga familja edhe nga rrethi”

Emisionin e  plotë mund ta ndiqni ne linkun e mëposhtëm