Trashëgimia e Luftës në Rrezik

Emisionin “Jeta në Kosovë” transmetoi debatin rreth gjendjes së memorialëve të luftës së fundit në Kosovë, me theks të veçantë për gjendjen e memorialit të Jasharajve në Prekaz.

Debati vjen në ditët kur u dha alarmi se Kullat e Jasharajve, simbol i rezistencës së UÇK-së, është para shkatërrimit për shkak të moskonservimit të saj nga ana e institucioneve.

Qytetarë, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve flasin rreth gjendjes reale të trashëgimisë kulturore dhe punën që është bërë për t’i ruajtur monumentet si Kullat e Jasharajve.

Në debat flasin Idriz Blakaj, Drejtor i Agjensionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës; Enver Hoti, deputet, Florina Jerliu, arkitekte dhe Jusuf Thaçi, aktivist i shoqërisë civile i cili ngriti zërin ditëve të fundit për gjendjen e këtij memoriali.