Trashëgimia e Gjykatës që Gjykoi Kriminelët e Ballkanit

Për 24 vjet, ndërtesa e gjykatës në Hagë ka krijuar histori.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi ka paditur mbi 160 veta – nga rojet e kampeve famëkeqe deri tek orkestruesit e Masakrës së Srebrenicës.

Më 31 dhjetor ajo do të mbyllë zyrtarisht dyert, por nëse puna e saj mund të cilësohet “mision i realizuar”, është e diskutueshme.