Safete Tolaj. Foto: Kallxo.com

Transferohet në Ferizaj Mitoja e Djalit të Gjyqtares Tolaj

Rasti i Safete Tolajt, gjyqtares dhe ish-përgjegjëses së Gjykatës Themelore të Pejës-Dega në Deçan, e cila dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe djalit të saj do të vazhdojë të trajtohet nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Gjyqtarja Safete Tolaj dhe djali i saj Fisnik Tolaj u shoqëruan nga policia më 13 janar të këtij pas gjetjeve të hulumtimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, nën dyshimin se për të përshpejtuar një lëndë, Fisnik Tolaj kishte kërkuar para.

Lajmin për transferimin e kompetencës për procedurën paraprake për këtë lëndë në gjykatën e Ferizajt për KALLXO.com e ka konfirmuar, zyrtarja për informim pranë Gjykatës Themelore të Pejës, Selvene Bukleta.

“Gjykata e Pejës lidhur me rastin e gjyqtares Safete Tolaj ka marrë vendime vetëm ato te natyrës urgjente si ajo lidhur me caktimin e masës se sigurisë, ndërsa tani për veprime te mëtutjeshme me vendim te Gjykatës se Apelit lënda është deleguar ne Gjykatën e Ferizajt”, tha Bukleta.

Safete Tolajt, aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak, ndërsa djali i saj gjendet në paraburgim.

Pak ditë pas hulumtimit në “Drejtësia në Kosovë”, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e suspendoi Safete Tolajn nga pozita e përgjegjëses së degës së Gjykatës në Deçan.

http://kallxo.com/suspendohet-gjykatesja-safete-tolaj/

Në hulumtimin e Emisionit “Drejtësia në Kosovë” u shfaqën pamje të marrjes së mitos nga djali i gjykatëses Tolaj.

http://kallxo.com/reagimi-gjykateses-kur-e-pa-djalin-e-saj-duke-marre-mito/

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar lidhur me rastin e Safete Tolajt dhe djalit të saj.