Foto-ilustrim

Traktori Pa Drita Godet për Vdekje 17-Vjeçaren

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pas orës 16:00 në lagjen Shkugëz të Gjakovës.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime vdekjeprurëse ka marrë këmbësorja 17-vjeçare.

Policia e Gjakovës tha se  ngjarja ka ndodhur derisa dy vajza këmbësore ishin duke lëvizur në krahun e djathtë të rrugës kur në të njëjtin drejtim ka kaluar një traktor dhe në mungesë dritave, duke mos vërejtur këmbësorët, ka goditur njërën prej tyre me ç‘rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Nga lëndimet e rënda E.B. 17 vjeçare vdes në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë”, njofton Policia nëpërmjet një komunikate.

Policia njofton se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se menjëherë ishte dërguar këmbësorja me lëndime të rënda në Qendrën Emergjente në Gjakovë, ku më pas ka vdekur.

Sipas njoftimit të policisë, personi i dyshuar I.H., 23 vjeçar, është arrestuar nga policia dhe me vendim të Prokurorit të shtetit po mbahet në ndalim policor ndërsa me hetimin e rastit po merren njësiti i hetimeve të aksidenteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.