Foto-ilustrim

Traktori Del nga Rruga- Lëndohen Tre Persona

Policia njofton se në fshatin Bushincë të Novobërdës tre persona janë lënduar pasi një traktor ka dalë nga rruga.

Sipas policisë, dalja nga rruga e traktorit ka ndodhur për shkka të pakujdesisë së shoferit.

Lëndime kanë pësuar drejtuesi i këtij mjeti dhe dy pasagjerët, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjilan.

Njëri nga pasagjerët e lënduar është dërguar më pas për trajtmim mjekësor në QKUK.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të lëndimeve e vdekjeve prej daljes nga rruga, ose rrokullisjes së traktorëve.