Liqeni i Shkodrës - Foto: Rtv21

Tragjedi në Shkodër, Mbyten Dy Fëmijë

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, në vendin e quajtur Grilë të Malësisë së Madhe.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, e cila ka konfirmuar se bëhet fjalë për shtetasit E. T.,13-vjeç dhe S. T. 15-vjeç, banues në fshatin Gruemirë.

Nga informacionet paraprake mësohet se 7 persona ishin futur në liqen ku kishin hipur në një varkë të vogël dhe kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t’u larë.

Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku pesë persona kanë mundur të dalin në breg të liqenit, ndërsa dy të tjerë janë mbytur.

Policia së bashku me disa banorë të fshatit rreth orës 17:45 kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë nga liqeni. /21Media