Tragjedi në Mitrovicë

Dyert e oborrit të një shtëpie pasi kanë dalë nga shinat nëpër të cilat lëvizin, kanë shkaktuar një tragjedi në Mitrovicë, duke e zënë përfundi dhe mbytur një vajzë nëntëvjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Rrugën “Agim Hajrizi” të Mitrovicës.

Lajmin për vdekjen e kësaj vajze e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale në Mitrovicë Avni Zahiti.

“Dyshimet e para janë se vdekja ka ndodhur te dyert pasi kanë dalë nga ekuilibri i tyre, janë rrokullis dhe e kanë zënë vajzën”, tha Zahiti.

Sipas Zahitit, policia rastin po e trajton si vdekje aksidentale, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i nëntëvjeçares i është dhënë familjes për procedurat e varrimit.

Në momentin e aksidentit që i shkaktoi vdekjen, vajza ishte duke u kthyer nga shkolla.