Foto: Facebook

Tortë për Frashër Krasniqin te ‘Grupi i Molliqajt’

Një grup i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje e ka festuar sot në mënyrë të veçantë kthimin e Frashër Krasniqit në Kuvend.

Krasniqi është liruar tri ditë më parë nga paraburgimi me një vendim të Gjykatës së Apelit. Ai ka qenë në paraburgim që nga tetori i vitit të kaluar kur gjykata në Prishtinë e shpalli fajtor në akuzat për terrorizëm për sulmin me granatë ndaj ndërtesës së Kuvendit në gusht të vitit 2016.

Ndërkohë që Apeli e ka kthyer rastin ndaj tij dhe tre të akuzuarve tjerë në rigjykim, lirimi i ka mundësuar Frashër Krasniqit që të kthehet në Kuvend.

Në një fotografi të publikuar në Facebook, Frashër Krasniqi shihet në një zyrë të Kuvendit bashkë me një grup deputetësh të VV-së të cilët njihen në opinion si mbështetës të Dardan Molliqajt dhe të dorëhequrve tjerë nga kryesia e VV-së pas përçarjes që nisi në këtë parti nga fundi i vitit të kaluar.

“Kënaqësi t’i kthehem punës me kolegët deputetë”, ka shkruar Krasniqi në këtë postim.