Ilustrim - Foto: REL/AFP

Toronto, disa këmbësorë të plagosur nga goditja me furgon

Së paku dhjetë këmbësorë u goditën nga një furgon në qytetin e Kanadasë, Toronto, bëri të ditur policia.

Automjeti u largua nga vendi i ngjarjes pas incidentit, porse ai u gjet disa blloqe më larg, ndërsa shoferi u dërgua në paraburgim, thanë autoritetet e rendit.

Nuk është e qartë se sa njerëz saktësisht u plagosën.

Policia kërkoi nga qytetarët të shmangin zonën.

Shërbimet e metrosë pranë u pezulluan.

Autoritetet nuk dhanë asnjë përshkrim për shoferin, as për motivin e tij të mundshëm. (REL)