Foto: Facebook

Tomë Gashi: Vendimi i Gjykatës i Ndikuar Politikisht

Gashi përmes një postimi në Facebok tha se masa e paraburgimit është masa më rëndë dhe Gjykata ka mund të jetë më e butë.

“Unë si avokat i tij këtë aktvendim e konsideroj të ndikuar politikisht për shkak se nuk ka pasur asnjë arsyje ligjore që të njëjtit t’i caktohet masa më e rëndë e paraparë me ligj, kur efekti i njëjtë ka mund të arrihet me masa më të buta,” thuhet në postimin e avokatit.

Gashi gjithashtu ka paralajmëruar se do të paraqesë ankesë ndaj këtij vendimi duke kërkuar nga gjykata drejtësi për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ankesa do të paraqitet menjëherë dhe presim që Gjykata e Apelit të jetë më e drejtë në raport me ish-komandantët dhe ushtarët e UÇK-së,” thuhet më tutje në komunikatë.

KALLXO.com shkroi sot për caktimin e paraburgimit të Azem Sylës.

http://kallxo.com/paraburgim-per-azem-sylen/

Dje “Drejtësia në Kosovë” shfaqi filmime të bastisjeve gjatë të cilave u kërkua edhe Azem Syla.

https://www.youtube.com/watch?v=jkG5AkwMFO0