Toka Komunale i Jepet KEDS-it

 

Në mbledhjen se sotme të KK të Prishtinës, më shumicë votash, 35 për, 2 kundër është aprovuar kërkesa e “Albi Mall”, për ndërtimin e një objekti të ri në afërsi të objekteve ekzistuese. Për këtë pikë të rendit, nuk pati asnjë diskutim, i vetmi që pati pyetje për kërkesën e Albi Mall, ishte asamblisti Visar Arifi nga Partia e Fortë.

“E kam një pyetje për shtesën që paskërka me u bo prej Albi Malli-t, cila është natyra e atij objekti dhe çfarë veprimtarie ka me u ushtrua aty?”.

Asamblistët po ashtu kanë miratuar edhe pikën e nëntë për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike, me 34 vota për dhe 1 kundër.