Thirrje për aplikim

Përmes skemës së mbështetjes nga Luksemburgu për shoqërinë civile në Kosovë (Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut), BIRN Kosova mirëpret aplikimet për pranim në trajnimet mbi ‘’Përmirësimi i Standardeve të Gazetarisë Hulumtuese përmes Përvojave të Përbashkëta’’. Afati i fundit për aplikim është 4 qershor, 2018 në orën 17:00. BIRN Kosova po mundëson trajnime për studentët e gazetarisë, juridikut dhe gazetarëve të rinj, mbi etikën e gazetarisë dhe pasojat ligjore të raportimit të pasaktë.

Edhe pse e preferuar, nuk është e detyrueshme që aplikuesi të jetë student i gazetarisë. Çdokush që studion gazetari, apo është i interesuar të ndjekë karrierë në gazetari, i përmbush kriteret e aplikimit.

Kliko për të shkarkuar thirrjen për aplikim dhe formën e aplikimit.

Ilustrim

Në Hajvali të Prishtinës ka ndodhur një rast i përdorimit të armës.

Sipas Policisë, ankuesi ka treguar se pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, i dyshuari nga një veturë ka shtënë me armë zjarri drejt tij.

Policia thotë se po e heton rastin dhe se në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe komteknikët kanë sekuestruar një gëzhojë.

Rasti ka ndodhur në 24-orëshin e fundit në rrugën “Brigada 153” të Hajvalisë.