Thirrje për Aplikim: Çmimi Gazetaresk për Storjen më të Mirë në Çështje të të Drejtave të Njeriut

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN Kosova, në bashkëpunim me Qendrën e Avokimit për Kulturë Demokratike (ACDC), ka kënaqësinë të shpallë konkursin për tri storiet më të mira gazetareske të transmetuara në mediat televizive, të shtypura, apo të publikuara online që lidhen me abuzimet e të drejtave të komuniteteve pakicë, shkeljen e të drejtave të grave dhe të komunitetit LGBT.

*Storiet e dorëzuara duhet të publikohen, shtypen apo transmetohen nëpër mediat e Kosovës në periudhën 1 tetor 2016- 30 nëntor 2017.

Nëpërmjet kësaj iniciative, BIRN dhe ACDC, në kuadër të Projektit “OmbudsWatch – Promovimi i Rolit të Avokatit të Popullit në Kosovë”, të mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë, besojnë se shpërblimi i gazetarëve me çmime për mbulimin e suksesshëm dhe objektiv të temave të interesit tonë, kontribuon më tej në drejtim të mobilizimit më të gjerë në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, kjo nismë do të përcaktojë një standard të ri për raportimin e mediave dhe mbulimin e çështjeve të të drejtave të njeriut dhe veçanërisht punën e Avokatit të Popullit.

Storiet do të vlerësohen duke u bazuar në kriteret e renditura në vijim:

  • Stili dhe shkathtësia e shkrimit dhe paraqitjes vizuale;
  • Vlera e shkrimit dhe ndikimi te lexuesit në përgjithësi;
  • Adresimi i të drejtave të komuniteteve pakicë, të drejtave të grave dhe atyre të komunitetit LGBT;
  • Shkalla e vështirësisë dhe sfidat logjistike;
  • Gjithëpërfshirja e artikullit;
  • Burimet në dispozicion dhe mjetet e përdorura në mbledhjen e informacionit;
  • Reflektim i thellë i situatës aktuale në Kosovë në lidhje me komunitet e dhëna të margjinalizuara;
  • Ndikimi i stories në publik në periudhën pas publikimit.

Përveç kritereve të renditura më lart, kriteret në vijim do të merren parasysh për storiet gazetare të transmetuara në mediat televizive:

  • Realizimi vizual/teknik i stories;
  • Cilësia e fotografisë dhe zërit;
  • Cilësia e videos dhe zërit.

Të gjitha aplikacionet për Çmimin e të Drejtave të Njeriut në kuadër të Projektit “OmbudsWatch – Promovimi i Rolit të Avokatit të Popullit në Kosovë”, mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë dhe të implementuar nga BIRN Kosova dhe ACDC, duhet të dorëzohen deri më 6 dhjetor 2017 në e-mail adresën në vijim: [email protected]

* Aplikimet gjysmake, apo aplikimet e pranuara pas afatit të caktuar nuk do të merren parasysh.

Çdo pyetje në lidhje me Çmimin për të Drejtat e Njeriut mund të drejtohet në e-mail adresën e përmendur më lart.

Balanca gjinore do të merret parasysh gjatë procesit të përzgjedhjes. Aplikimi nga kandidatët e kualifikuar- gra dhe burra nga të gjitha përkatësitë fetare, etnike dhe sociale inkurajohet fuqishëm.

Çmimet e dhëna gazetare do të shoqërohen nga një stimulim monetar (Çmimi i Parë 800 euro, Çmimi i Dytë 600 euro, dhe Çmimi i Tretë 400 euro).

Çmimet do të ndahen më 15 dhjetor 2017.

Aplikacionet e pranuara do të vlerësohen nga një juri profesionale, e përbërë nga 5 anëtarë, nga të cilët tre do të jenë gazetarë / redaktorë të cilët punojnë në fushën e çështjeve politike / ekonomike / sociale, një anëtar/e e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, një aktivist i njohur për të drejtat e njeriut, si dhe një përfaqësues nga Avokati i Popullit.