Një aktiviste e RECOM duke mbledhur firma. Foto: RECOM.

Thirrje Liderëve të Vendeve ish-Jugosllave të Mbështesin Komisionin e së Vërtetës

Qendra për të Drejtën Humanitare në Beograd, një anëtare e Koalicionit për RECOM, e cila po bën fushatë për komisionin rajonal të së vërtetës, tha se nënshkrimi i marrëveshjes do të ishte një hap drejt njohjes së viktimave të luftërave, gjë e cila është e nevojshme për të ndërtuar paqen dhe besim në rajon.

“Presidentët dhe qeveritë e shteteve post-jugosllave e kanë për detyrë të garantojnë paqe të përhershme në rajon dhe krijimi i RECOM ka potencial të madh për t’i ndihmuar ata në këtë detyrim,” tha Qendra për të Drejtën Humanitare në një deklaratë.

Koalicioni i propozuar për RECOM ka për qëllim të përcaktojë faktet për krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera në ish-Jugosllavi nga viti 1991 deri në vitin 2001.

RECOM do të mbështesë punën e institucioneve gjyqësore, sidomos të prokurorëve, për të ndihmuar në sigurimin e aftësisë së tyre për të hetuar në mënyrë efikase shkeljet dhe duke promovuar kështu sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut të të gjithëve në rajon, pavarësisht përkatësisë etnike apo kombëtare.

Disa nga idetë për mënyrën se si do të punojë RECOM do të përfshijnë krijimin e një harte të krimeve të luftës de të autorëve të tyre dhe dhënien e rekomandimeve për hetime dhe ndjekje të mëtejshme penale.

Koalicioni për RECOM kohët e fundit rinisi fushatën e tij në të gjithë Ballkanin, duke mbledhur nënshkrime për mbështetje për krijimin e komisionit të së vërtetës.

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste në korrik, kryetari i samitit tha se RECOM ishte një mekanizëm unik që lidh bashkëpunimin dhe pajtimin e suksesshëm rajonal.

Koalicioni për RECOM u themelua në vitin 2008 dhe fushata e tij e parë për mbeldhjen e firmave nisi në vitin 2011.

Koalicioni duhet të marrë një milion firma mbështetjeje dhe deri më tani ka marrë 600,000.