Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Theret me Thikë një Person në Ferizaj

Një person është plagosur me thikë mbrëmë rreth orës 19:20 në Ferizaj. Për shkak të plagëve, i plagosuri është dërguar në Qendrën Emergjente të qytetit.

Policia njofton se në lidhje me këtë incident është arrestuar një i dyshuar në Ferizaj.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Ndonëse ende nuk dihen motivet e këtij rasti, Policia thotë se incidenti ka ndodhur pas një zënke.