FOTO ILUSTRIM

Theret një Person, Arrestohen Nëntë të Tjerë

Policia ka njoftuar me anë të raportit ditor se nëntë persona janë arrestuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm në Obiliq.

Sipas policisë, një person ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit njëri prej të arrestuarve u është caktuar ndalimi policor, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të therjeve pas mosmarrëveshjeve. Këto shkrime mund t’i lexoni këtu.