Theret 21 Vjeçi në Oborr të Shkollës

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti-Haziraj, 21 vjeçi me inicialet G. I. është therur dhe është dërguar në QKUK, ndërsa 14 vjeçi me inicialet L. G. është arrestuar.

Rreth orës 11:00 policia ka marrë informatë se në Lagjen e Spitalit në oborrin e një shkolle një person është therur me thikë.

KALLXO.com mëson se bëhet fjalë për shkollën fillore “Pavarësia”.

KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësen e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj e cila ka thënë se një person është arrestuar, ndërsa një person tjetër është dërguar në QKUK pasi është therur me thikë.

“Rreth orës 11:00 e kemi pranuar informatën se në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, saktësisht ne oborrin e një shkolle, një person është  therur me thikë. Bëhet fjalë për G. I. mashkull 21 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK”, tha Ahmeti-Haziraj.

Ajo bëri të ditur se është arrestuar i dyshuari për këtë therje.

“Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar një person te dyshuar, L. G. mashkull 14 vjeç”, tha Ahmeti- Haziraj.

Sipas zëdhënëses së policisë, është konfiskuar thika me të cilën dyshohet se është kryer therja.

Edhe në shtator të vitit të kaluar KALLXO.com raportoi për një therje pranë një shkolle në Prishtinë.

http://kallxo.com/therje-thike-afer-shkolles/