Themelimi i federatës së re

Themelohet Federata e Sporteve Universitare të Kosovës

Federata e Sporteve Universitare të Kosovës është federata më e re në mesin 36 federatave tjera të vendit.

“Me iniciativën dhe organizimin e Komitetit Olimpik të Kosovës dje me 9 mars 2017 është mbajtur Asambleja Themeluese dhe Zgjedhore e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës ‘FSUK’ ku fillimisht u miratua Statuti dhe Emblema e kësaj federate”, thuhet në komunikatën e Komitetit Olimpik.

Kryetar i kësaj federate u zgjodh dekani i Fakultetit të Shkencave Sportive, Musa Selimi.

Në këtë asamble kanë marrë pjesë 29 delegatë nga plot 19 universitete dhe kolegje publike e private nga e gjithë Kosova.

KALLXO.com kishte raportuar për zgjedhjet e brendshme të disa federatave.

http://kallxo.com/ismet-krasniqi-kryetar-ri-federates-se-karatese/

http://kallxo.com/shume-polemika-zgjidhet-kryetari-sporteve-shkollore/

http://kallxo.com/fatmir-makolli-per-te-trete-krye-te-kick-box/

Në emisionin Jeta në Kosovë vitin e kaluar ishte debatuar në lidhje me funksionimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Çfarë Komiteti Olimpik i Duhet Kosovës?

Në fund të dhjetorit, Besim Hasani u rizgjodh edhe për një mandat si udhëheqës i Komitetit Olimpik të Kosovës.

http://kallxo.com/ministri-e-keshilltari-tij-zgjidhen-nenkryetare-te-komitetit-olimpik/