Thaçi gjatë dekorimit të Mc Cain | Foto: ZPRK

Thaçin e Pikëllon Lajmi për Sëmundjen e Senatorit

Presidenti Thaçi reagoi në Twitter pas lajmit nga Zyra e John McCain se senatori është diagnostifikuar me kancer.

Thaçi shkroi në këtë rrjet social se e gjithë Kosova do të lutet për senatorin dhe familjen e tij.

Thaçi në “cicërimën” e tij senatorin McCain e cilësoi një hero të luftës kundër terrorit dhe shtypjes.

McCain e vizitoi Kosovën në prill të këtij viti, ndërsa u dekorua nga Thaçi me “Urdhrin e Lirisë”.

McCain gjatë vizitës kishte bërë thirrje për pajtim.

http://kallxo.com/mccain-pajtimi-cliron-njerezit-e-kombet/