Hashim Thaçi, President i Kosovës

Thaçi: Votoni për të Ardhmen Tuaj

Presidenti Hashim Thaçi para zgjedhjeve të nesërme u është drejtuar qytetarëve me mesazhin për të votuar.

“Nesër, të gjithë ju që keni të drejtën e votës, dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj, votoni për familjet tuaja, votoni për konsolidimin e shtetit dhe votoni për të ardhmen euroatlantike të vendit”, tha Thaçi.

Presidenti më tutje deklaroi se vota përcakton drejtimin që do të marrë shteti.

“Vota e juaj është thelbi i demokracisë, e cila përcakton se në çfarë drejtimi do të shkojë vendi ynë”, tha Thaçi.

Ai falënderoi të gjitha institucionet dhe individët kosovarë e ndërkombëtarë që do të angazhohen për një proces zgjedhor të drejtë.

“Falënderoj edhe njëherë të gjitha institucionet, KQZ-në, Policinë e Kosovës, OSBE-në, mediat, shoqërinë civile, BE-në dhe vëzhguesit nga BE-ja dhe nga PE-ja, ambadadat e shumta që janë angazhuar të garantojnë një proces elektoral të drejtë dhe të suksesshëm”, tha Thaçi.