Foto: Zyra e Presidentit

Thaçi uron kryetaren e rizgjedhur të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur në takim Kryetaren e rizgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, Arta Ramën.

Ai e uroi Ramën për fillimin e mandatit të saj të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

“Kryetaren Rama e urova për punën profesionale të Gjykatës Kushtetuese dhe i dëshirova suksese të mëtejme në mandatin e ri”, shkroi presidenti Thaçi në profilin e tij zyrtar “Facebook”.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese është simbol i unitetit qytetar dhe shtyllë kryesore e shtetit të Kosovës.