Feride Rushiti gjatë marrjes së çmimit Gratë e guximshme- Foto: Facebook

Thaçi Uron Feride Rushitin për Çmimin 'Grua e Guximshme'

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar Feride Rushitin në ditën kur ajo mori një çmim prestigjioz nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Thaçi tha se përmes një bisede telefonike e ka uruar Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushitin, për çmimin ndërkombëtar për gratë e guximshme.

Ky çmim Rushitit i është ndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas Thaçit, Rushiti po vazhdon të bëj punë të madhe për rehabilitimin e viktimave të dhunës.

“Përmes një bisede telefonike e urova Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, për Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme, që iu nda nga Departamenti Amerikan i Shtetin. Ajo po vazhdon të bëjë një punë të madhe për rehabilitimin e viktimave të torturës, për avokimin për gratë e dhunuara gjatë luftës dhe për të drejtat e njeriut në Kosovë”, tha Thaçi në një postim në Facebook.