Hashim Thaçi | Foto: KALLXO.com

Thaçi uron Dritën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Dritën, kampionin e ri të Superligës së Kosovës.

Sipas presidentit, dy finalistët e këtij sezoni në Kampionatin e Kosovës në Futboll, ekipi i Dritës dhe i Prishtinës, në mbështetje të tifozërisë së tyre, bënë një lojë të mrekullueshme në stadiumin “Shahin Haxhiislami”.

“E uroj kampionin e këtij stinori, ekipin e Dritës, i cili vërtet ishte mbresëlënës me lojën e organizuar mirë në këtë superligë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas tij Kosova ka shumë talentë dhe me rritjen e mbështetjes dhe konkurrencës së klubeve tona sportive, padyshim se do të korrin suksese edhe në fushat e gjelbra europiane.