KALLXO 360 Thaçi: Do të Udhëtojmë Lirshëm pas 7-8 Javësh

Në takimin e organizuar me mediat kosovare të marten mbrëma në Prishtinë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kanë mbetur edhe më pak se 24 orë deri te vendimi historik për liberalizimin e vizave.

Sipas presidentit, kosovarët do të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian pas 7 ose 8 javësh.

Në një takim me përfaqësues të mediave në Ditën e Lirisë së Mediave, presidenti Thaçi tha se ka besim të plotë se Republika e Kosovës ka krijuar një klimë të mirë dhe do e zhvillojë shprehjen e lirë të mendimit.

“Besoj se do jemi të parët në rajon për liri të shprehjes”, tha presidenti, duke i falënderuar mediat që e kanë kritikuar dhe ato që e kanë lavdëruar.

Me këtë rast, presidenti Thaçi foli edhe për anëtarësimin e Kosovës në UEFA.

http://kallxo.com/thaci-liberalizimi-ceshtje-oresh/