Hashim Thaçi I Foto: Kallxo.com

Thaçi: Të Papranueshme Skenat në Mushtisht

Thaçi i cilësoi të papranueshme skenat që ndodhën sot në fshatin Mushtisht të Suharekës.

“Janë krejtësisht të panevojshme dhe të papranueshme skenat nga fshati Mushtisht,” tha Presidenti Thaçi sipas një komunikate të] lëshuar nga Departamenti i Informacionit dhe Komunikimt me Publikun në Presidencë.

Sipas kësaj komunikate, Thaçi konstatoi  “këto veprime nuk janë as në interes të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”.

Thaçi bëri të ditur se të gjithë kanë të drejtë kthimi në pronën e tyre. Kjo vlen për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim etnie,” tha ai.

Komunikata tregon se Thaçi bëri thirrje për kthim nga e ardhmja.

“Çështja e të zhdukurve, e të zhvendosurve, e pronave të uzurpuara janë plagë të hapura nga lufta. Duhet t’i mbyllim sa më parë këto plagë dhe të kthehemi nga e ardhmja,” tha Thaçi.

Ai duke dënuar dhunën, përmendi edhe ndëshkimin e krimeve.

“Drejtësia është kusht për pajtim të sinqertë dhe për ndërtimin e Kosovës multietnike,” tha Thaçi.

KALLXO.com ndoqi sot gjatë tërë kohës së zhvillimit të saj protestën e banorëve të fshatit Mushtisht.

http://kallxo.com/vizita-e-ish-banoreve-tensione-ne-mushtisht/