Presidenti Hashim Thaçi - Foto: Facebook

Thaçi: Të Gjenden Autorët e Sulmit Ndaj Zogajt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin ndaj drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt, duke e quajtur këtë sulm “të papranueshëm” dhe “i drejtuar kundër institucioneve të Kosovës dhe përpjekjeve tona për forcimin e sundimit të ligjit”.

Në një reagim afërsisht 12 orë pas sulmit ndaj Zogajt, presidenti Thaçi u ka bërë thirrje Policisë dhe institucioneve të drejtësisë që të ndriçojnë sa më parë këtë rast dhe të gjejnë autorët e këtij krimi.

Ndërsa, drejtorit Zogaj, ai i ka uruar shërim sa më të shpejtë.