Presidenti Hashim Thaçi | Foto; ZKM

Thaçi: I shëmtuar Sulmi ndaj Shtëpisë së Shalës

Presidenti Hashim Thaçi sulmin e mbrëmshëm në oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së e cilësoi të shëmtuar.

“Sulmi me bombë në shtëpinë e familjes së drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala, është një akt i shëmtuar dhe i papranueshëm kriminal,” thuhet në reagimin e Thaçit.

Presidenti sulmet e tilla i konsideron të orientuara kundër fjalës së lirë.

“Sulmet kriminale ndaj drejtuesve të medieve dhe familjeve të tyre kërcënojnë drejtpërdrejt privatësinë, mendimin dhe fjalën e lirë, njëherësh duke dëmtuar seriozisht imazhin e Kosovës,” vijon më tutje reagimi i Thaçit.

Ai u ka kërkuar organeve të rendit dhe drejtësisë ndriçimin e këtij dhe sulmeve tjera që ndodhën javëve të fundit.