Presidenti Hashim Thaçi - Foto: Facebook

Thaçi: Sa më Shpejt Asociacioni aq më Mirë

Asociacioni i Komunave Serbe duhet të themelohet, sa më shpejtë aq më mirë, tha presidenti Hashim Thaçi në bashkëbisedimin me përfaqësues të shoqërisë civile në lidhje me të ardhmen e dialogut me Serbinë.

Por duhet të themelohet në sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, shtoi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në tryezën për të ardhmen e këtij dialogu të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Gjatë kësaj tryeze, Thaçi theksoi se në fund të procesit të dialogut Kosovë-Serbi do të kemi njohjen reciproke dhe pajtimin, tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në tryezën për të ardhmen e këtij dialogu të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

http://kallxo.com/thaci-dialogu-me-serbine-do-te-rezultoje-me-njohje-reciproke-e-pajtim/