Mbledhja e komisionit | Foto: KALLXO.com

Thaçi: Po Punojmë për të Ruajtur Paqen

Presidenti Hashim Thaçi, teksa foli në mbledhjen e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, tha se Kosova po punon për të ruajtur paqen.

“Kjo nuk do te thotë që do e harrojmë atë çfarë ka ndodhur. Po punojmë me tëre kapacitetin për të ruajtur paqen”, tha Thaçi.

Thaçi tha e cilësoi komisionin gurthemel të vlerave.

“Jemi krenarë që promovojmë këto vlera dhe këto parime. Komisioni për Pajtim është një nga gurthemelet e kësaj shtëpie që është edhe model për shtetet e tjera”, tha Thaçi.

Thaçi lavdëroi shoqërinë civile për ndihmën që po jep rreth rekomandimeve për rregulloren e komisionit.

Pasi kreu fjalën e tij Thaçi lëshoi mbledhjen e komisionit të cilin vetë e ka krijuar, ndërsa në komision më tutje u diskutua për draft-rreguloren e tij.

Ramush Tahiri propozoi që pajtimi të hiqet nga emri i komisionit.

“Emërtimi nuk është i saktë. Unë mendoj që duhet larguar pjesën e pajtimit tek emri i komisionit. Për shkak që në rrethanat e krijuara po krijohet përshtypja se qëllimi i kryesor i këtij komisioni është pajtimi dhe jo gjetja e së vërtetës”, tha Tahiri.

KALLXO.com ndoqui edhe mbledhjet tjera të Komisionit për Pajtim.

http://kallxo.com/thaci-pajtimi-nuk-arrihet-harrese/