Thaçi në ditën kur u krijua ekipi përgatitor | Foto: Facebook

Thaçi Përmend Dy Hapa të Mëdhenj të Kosovës

Për Presidentin Hashim Thaçi Kosova gjatë ditëve të fundit ka bërë dy hapa të mëdhenj drejt së ardhmes së sigurt.

Hapi i parë për këtë të ardhme, sipas Thaçit, është themelimi i ekipit përgatitor që do të hartojë bazën lighore dhe infrastrukturën teknike për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin.

“Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin synon që duke promovuar dialogun në mes të gjitha komuniteteve në Kosovë të arrijë pajtimin për dhimbjet e shkaktuara nga lufta dhe pajtimin që të mos përsëriten më kurrë ato vuajtje dhe shkatërrime”, shkroi Thaçi në Facebook.

Ekipi përgatitor u krijua të mërkurën.

http://kallxo.com/thaci-te-pajtohemi-te-kaluaren-per-ndertimin-e-se-ardhmes/

Thaçi shkroi më tutje se hapi tjetër që Kosovën e çon përpara do të jetë arritja e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

“Është ky investimi më i madh privat në historinë e Kosovës, prej rreth 1.3 miliardë euro, që do të krijojë 10.000 vende të reja të punës”, vijoi postimi i Thaçit.

Presidenti deklaroi se ky projekt “do të sigurojë pavarësinë energjetike të Kosovës dhe garantojë investimet e tjera në prodhim dhe ekonomi në përgjithësi”.

Por Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) dje konstatoi se termocentrali i ri do të djegë të ardhmen e Kosovës.

http://kallxo.com/kosid-termocentrali-ri-te-djege-te-ardhmen-e-kosoves/

Megjithatë, dy hapat që përmendi, Thaçi tha se do ta forcojnë paqen.

“Janë hapa historikë që do të forcojnë paqen dhe prosperitetin për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke kontribuuar kështu edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë”, shkroi Thaçi.