Thaçi Paralajmëron Dorëheqje, ShBA Tërheq Vërejtjen për FSK-në

Në një intervistë për RTK-në, Thaçi tha se është i gatshëm të dorëhiqet nga posti i tij nëse iniciativa për FSK-në dështon në Kuvend.

“Nëse kjo legjislaturë nuk e voton themelimin e ushtrisë, në atë moment do të jap dorëheqje… Nuk dua ta udhëheq një vend që nuk voton themelimin e ushtrisë së vet”, tha Thaçi.

“Askush nuk ka pse të befasohet. Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë. Kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për të gjithë procesin. Më herët janë informuar dhe konsultuar edhe partnerët e koalicionit dhe Kryetari të Kuvendit. Gjithçka është ligjore. Presidenti ka të drejtë të ngrejë çështje. Si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës vlerësoj se kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë”, tha Thaçi.

Sapo paralajmërimi i tij për dorëheqje mori jehonë në Kosovë, ambasadori amerikan Greg Delaëie reagoi duke paralajmëruar Kosovën që të mos marrë hapa të njëanshëm.

“SHBA-të besojnë se siguria e Kosovës varet nga cilësia e partneritetit të saj. Nuk duam ta shohim Kosovën të largohet nga partnerët e saj kryesorë”, tha Delaëie në një postim në Tëotter.

Reagim të menjëhershëm ndaj paralajmërimit të Thaçit pati edhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

“Ti duhet të japësh dorëheqje për Demarkacionin që me nënshkrimin tënd ke shkaktuar protesta, burgosje, përgjakje e kaos institucional. Ti duhet të japësh dorëheqje për Gjykatën Speciale që ia kurdise luftëtarëve të UÇK-së”, shkroi Selimi në një postim në Facebook.