Thaçi nëpër Shkolla për Përmirësim të Arsimit

Presidenti Hashim Thaçi edhe pse nuk është ministër i Arsimit planifikon të nisë vizita nëpër shkolla me qëllimin që nga to të kërkohen rrugë për përmirësim të cilësisë së arsimit.

“Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2016 / 17, gjatë ditëve ta ardhshme, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  do të vizitojë nxënësit dhe mësimdhënësit nëpër shkolla të ndryshme të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca.

Komunikata shpjegon edhe qëllimin e takimeve të Thaçit me mësimdhënës dhe nxënës.

“Qëllimi i këtyre takimeve me mësimdhënës dhe nxënës është shprehja e mbështetjes për nevojën e përmirësimit të cilësisë së arsimit në nivel të Kosovës dhe shprehje e mirënjohjes për të arriturat e nxënësve dhe arsimtarëve në realizimin e programeve arsimore”, thuhet më tutje në komunikatë.

Më tutje në komunikatë thuhet se “Presidenti Thaçi, si gjithmonë, mbetet i  përkushtuar për rritjen e mirëqenies së mësimdhënësve, vazhdimin e reformave në arsim, si parakusht për rritjen e zhvillimit ekomomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”.

Në dhjetor të vitit të kaluar rezultatet e testit Pisa i nxorën shumë dobët nxënësit kosovarë.

http://kallxo.com/testi-pisa-77-e-nxenesve-15-vjec-sdine-lexim/

Nisma e Thaçit për vizita nëpër shkolla vjen në kohën kur vitit shkollor thuajse ka përfunduar, ndërsa së shpejti do të nisë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 11 qersshorit.