Thaçi në shtëpinë e De Radës | Foto: Facebook

Thaçi në Shtëpinë e Rilindësit De Rada

Gjatë vizitës në Kalabri të Italisë Presidenti Hashim Thaçi vizitoi edhe varrin dhe shtëpinë e Jeronim de Radës, shkrimtarit arbresh të periudhës së Rilindjes Kombëtare.

“Sot, bëra homazhe të varri i De Radës dhe vizitova shtëpinë e tij në Maqi, ku takova edhe komunitetin arbëresh dhe Shoqatën Kulturore ‘Jeronim De Rada’”, njoftoi Thaçi në Facebook.

Ai tregoi edhe përshtypjet nga vizita në fshatin e De Radës.

“Arbëreshët i kanë dhënë kuptim Rilindjes Kombëtare, në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada. Sheshi i Maqit vlonte prej gjallërisë dhe të folurës arbërishte”, shkroi më tutje Thaçi.

Ai bëri të ditur se dekoroi Shoqatën “Jeronim de Rada”.

“Për kontributin e shquar kulturor, shoqatën “Jeronim De Rada” e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave”, shkroi Thaçi.

Sot Thaçi ka njoftuar edhe për vizita dhe takime tjera nëpër vendet me arbëreshë.