Thaçi gjatë fjalimit | Foto: Zyra e Presidentit

Thaçi në Mynih: Nuk Kemi Kohë për të Humbur, As Ne, As Serbia

Në Konferencën për Siguri në Mynih, Presidenti Hashim Thaçi ishte panelist në temës shtetet mes BE-së dhe Rusisë.

Gjatë fjalimit të tij të publikuar nga Zyra e Presidentit, Thaçi tha se “nuk kemi më kohë për të humbur, as ne, as Serbia”.

Ai përmendi një marrëveshje ligjërisht obligative mes Serbisë e Kosovës që do të arrihej në fund të dialogut.

“Ne në Kosovë këtë vit e dëshirojmë epilogun e suksesshëm të këtij dialogu, i cili me Marrëveshjen ligjësisht obligative, do të jetë një arritje e jashtëzakonshme për ne, për gjithë rajonin, dhe për mbarë Europën”, tha Thaçi.

Ai deklaroi se Kosova e ka të ndërlikuar rrugën drejt BE-së për shkak të mungesës së unitetit rreth Kosovës të shteteve që përbëjnë unionin.

“Sikur të kishte unitet të BE-së për Kosovën, sikur BE-ja të kishte folur me një zë, me një qëndrim për Kosovën, jam i bindur që shteti i Kosovës do të ishte shtet më i qëndrueshëm dhe më stabil”, tha më tutje Thaçi.

Ai foli edhe për shtetin e Kosovës. Tha se ai është proeuropiane  proamerikan.

“Kosova është shteti më pro-evropian, më pro-amerikan dhe më pro-perëndimor në Ballkan. Jemi krenar për këtë fakt. Ne jemi unik në Kosovë për këtë orientim”, tha Thaçi.