Konferenca e Sigurisë në Mynih | Foto: Facebook

Thaçi: NATO-ja Mbetet e Bashkuar

Presidenti Hashim Thaçi, pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë në Mynih shkroi sot në faqen e tij të Facebook-ut përshtypjet nga zhvillimet atje.

“Edhe përkundër sfidave, NATO-ja mbetet e bashkuar,” shkroi Thaçi, teksa tregoi se në konferencë “u artikuluan qëndrimet strategjike të protagonistëve kryesorë të marrëdhënieve ndërkombëtare në botë”.

Thaçi më tutje shkroi që edhe aspirata e Kosovës për t’iu bashkuar NATO-s e BE-së “është më e fortë se asnjëherë më parë”.

Gjatë ditës së sotme në Konferencën e Mynihut Thaçi është takuar mes tjerësh me komisionerin europian për Zgjerim, Johannes Hahn dhe me komisionarin europian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Dje Thaçi në këtë konferencë u takua me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini.

http://kallxo.com/thaci-brukseli-pret-ratifikimin-e-demarkacionit/