Thaçi: Mund të ketë të panjohura në dialogun me Serbinë

Pas kthimit nga Samiti i Sofjes, Presidenti hashim Thaçi ka folur para gazetarëve, ku është pyetur edhe për fazën finale të dialogut Kosovë – Serbi, të cilën e ka quajtur fazë shumë të vështirë.

“Do të jetë shumë vështirë, ngase është faza finale e dialogut. Por, ne jemi liderë dhe duhet të marrim përgjegjësitë që na takojnë. Ne duhet të mendojmë për gjeneratat dhe të përmbyllet njëherë e përgjithmonë ky raport konfliktuoz mes nesh”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se kjo fazë do të nisë pas pak jave.

“Do të fillojë pas disa javësh dhe brenda 9 muajsh jam optimist se do të përmbyllet”, ka thënë ai.

Thaçi ka shtuar e mund të ketë edhe të panjohura gjatë rrugës, por se është optimist meqë në këtë proces ka përkrahjen edhe të SHBA-së, Gjermanisë e Francës.

“Mund të ketë të panjohura, nuk e përjashtoj se mund të ketë befasi… Shpresë është përfshirja e BE dhe mbështetja e fuqishme e SHBA e deklarimet e kancelares Merkel”, tha Thaçi.

Ai tha se pret që lajmi për viza të vijë në qershor.

http://kallxo.com/presidenti-deklarimi-i-ke-se-per-vizat-ne-pjesen-e-dyte-te-qershorit/