Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi Merr Urime nga Trump për Pavarësi

Për dhjetëvjetorin e pavarësisë Presidenti Donnald Trump e ka uruar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Urimin e Trump-it ia ka dorëzuar Thaçit, ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie.

Thaçi dorëzimin e këtij telegrami urimi e ka nxjerrë me video në facebook.

Kosova më 17 shkurt feston dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Kjo është përmbajtja e plotë e letrës:

I nderuar z. President,

Në emër të popullit amerikan, e përgëzoj Kosovën në përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së saj.

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit dhe demokracisë shumetnike. Ndërkohë që duhet bërë edhe më shumë punë, ne përgëzojmë përparimin tuaj.

Ndërsa vendi juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të ndërtojë themele të forta të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të së drejtës. Duke vepruar kështu, Kosova do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt integrimit në Komunitetin Perëndimor të Kombeve.

Ne e shikojmë Kosovën si një partnere të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara. Në këtë rast historik i uroj gjithë të mirat qytetarëve të Kosovës.