Takimi i Thaçit me Prenk Gjetajn | Foto: Presidenca

Thaçi Do Mbylljen e Plagës së të Pagjeturve

Në takimin mes Presidentit Thaçi dhe Prenk Gjetajt, kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, sipas një komunikate të lëshuar nga Presidenca, u diskutua për mbylljen e kapitullit të të pagjeturve dhe hapat e ardhshëm në lidhje me këtë çështje.

Thaçi tha se edhe politika e Serbisë duhet të angazhohet për këtë qëllim.

“Çështja e të pagjeturve është çështje humanitare dhe politika në Serbi duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së saj, e jo pengesë,” tha Thaçi, sipas komunikatës.

Komunikata njofton se “Prenk Gjetaj e informoi Presidentin Thaçi se deri ku ka arritur puna e komisionit dhe për pengesat kryesore në punën e tyre”.

Edhe në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve Presidenti Thaçi tha se Kosovën e rëndon fati i të pagjeturve.

http://kallxo.com/thaci-rendon-fati-te-pagjeturve/