Presidenti Hashim Thaçi - Foto: Facebook

Thaçi Kujton Demonstratat e Vitit 1981

Me një postim në Facebook, Presidenti Hashim Thaçi kujtoi demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 në 36 vjetorin e tyre.

“Demonstrata e 11 marsit 1981 ka hyrë në kalendarin e datave historike të Kosovës si reagim i rinisë studentore për avancimin e të drejtave politike, ekonomike dhe kulturore të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi”, shkroi Thaçi.

Presidenti shkroi më tutje se e tërë lëvizja për avancim të pozitës së shqiptarëve përfundoi më çlirim dhe pavarësi

“Prej 11 marsit 1981 deri në qershor 1999, Kosova ka kaluar nëpër ngjarje historike që vërtetuan drejtësinë e kërkesës për përparimin e statusit politik dhe juridik të Kosovës.E tëra kulmoi me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës”, vijoi postimi i Thaçit.

Thaçi në postimin e tij shkroi edhe si e sheh Kosovën e sotme.

“Sot, Kosova është shtet i lirë, i pavarur e demokratik, republikë parlamentare me synime të qarta dhe perspektivë të sigurt euroatlantike”, përfundoi postimi i Thaçit.

Vitin e kaluar për të vrarët në demonstratat e vitit 1981 u kërkua status i dëshmorit.

http://kallxo.com/kerkohet-status-deshmori-per-te-vraret-ne-demonstratat-e-vitit-1981/