Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi: Kosova Eksportuese e Sigurisë

Hashim Thaçi, ka qenë ndër folësit në panelin e ditës së parë të Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë të Halifaxit e në të cilën u diskutua për të ardhmen e intervenimeve ndërkombëtare dhe të misioneve ndërkombëtare.

Sipas një komunikate për medie dërguar nga presidenca, Thaçi duke treguar përvojen e Ksoovës u shpreh se bota mund të mësojë shumë nga sukseset por edhe lëshimet e misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

“E para që duhet të mësohet është nevoja për të komunikuar me komunitetin vendor, u shpreh Presidenti Thaçi, duke shtuar se ndonëse qytetarët e Kosovës ishin të okupuar nuk do të thotë edhe se ishin të pa-emancipuar”, thuhet në komunikatë.

Thaçi u shpreh se sot Kosova është kthyer nga një konsumuese e sigurisë në eksportuese të sigurisë.

“Çelës ka qenë komunikimi me të gjithë, gjithë-përfshirja dhe afirmimi i vullnetit për paqe dhe pajtim”, përfundoi Thaçi.

Forumi Ndërkombëtar për Siguri në Halifax është i njohur si një ngjarje vjetore, e cila krijon hapësirë për vendimmarrësit që të gjejnë bashkërisht zgjidhje për çështje të vështira, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë globale./21Media