Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: ZPRK

Thaçi: Kodi Telefonik e Forcon Shtetësinë

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar për alokimin e kodit shtetëror telefonik +383 për Kosovën.

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, presidenti ka vlerësuar këtë ngjarje si përforcim i identitetit shtetëror të Kosovës në fushën e telekomunikimit.

“Republika e Kosovës nga sot ka një kanal të pavarur të komunikimit me botën. Dhënia e kodit telefonik +383 do të forcojë shtetësinë e Kosovës dhe përbën një hap të madh drejt anëtarësimit në organizata të tjera të mëdha ndërkombëtare”, shkroi Thaçi.

Kosovës sot iu alokua zyrtarisht kodi telefonik shtetëror nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomit (ITU).

http://kallxo.com/kosova-behet-kod-telefonik-383/

Ndërkaq, me këtë rast filloi operimin e përkohshëm kompania serbe MTS ashtu siç është paraparë në marrëveshjen e arritur më 13 nëntor në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

http://kallxo.com/sot-mund-te-nise-punen-operatori-telefonik-serb/